TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra e lartë në krye të Inspektoratit Qëndror pranë Këshillit të Ministrave, në varësinë direkte të Kryeministrit, Mimoza Hajdarmatajn. Me urdhër të Ramës, numër 41 datë 5 shkurt 2014 të dalë nga protokolli me 6 shkurt po e këtij viti e mbështetur në pikën 3 të nenit 102 të Kushtetutës dhe pikës 1 të nenit 17 të ligjit nr.10433 datë 16.10.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, është bërë lirimi nga detyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit Qëndror, Mimoza Hajdarmataj. Urdhër i zbatuar menjëherë dhe Hajdarmataj ka lënë zyrën që në këtë datë.
Mimoza Hajdarmataj ka qënë Inspektore e Përgjithshme prej më shumë se dy vjetësh, kandidate humbëse për deputete në Qarkun e Kukësit për PD në zgjedhjet e 23 Qershorit. Ajo ka mbajtur për afro 5 muaj nën qeverisjen e Ramës drejtimin e të gjitha inspektorateve që janë vendosur pranë ministrive të linjës.
Ndërkohë që ishte në krye të këtij institucioni të rëndësishëm në varësi të kryeministrit Rama, Hajdarmataj është emëruar nga kryetari i PD Lulzim Basha si e deleguar e PD për zgjedhjet brenda kësaj partie në qarkun e Kukësit. Një zgjedhje kjo që tregon qartë se është pjesë e kupolës së ardhshme drejtuese të PD, dhe në krye të listës për deputetë në këtë qark.
Shkrimi u publikua sot (27.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com