Edi Rama: Shqipëria pjesë e
programit të BE për refugjatët

Edi Rama: Shqipëria pjesë e<br />programit të BE për refugjatët
TIRANE - Me kthimin nga vizita zyrtare në Kinë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë. Shefi i qeverisë, i cili  mori pjesë gjithashtu në samitin emergjent të Brukselit për krizën e refugjatëve, tha se edhe vendi ynë është gati t’i bashkohet programit të BE-së dhe të bëhet mikpritës i një numri të caktuar migrantësh siarianë të cilët largohen nga atdheu i tyre për shkak të luftës. Edhe pse deri më tani Shqipëria nuk është në itinerarin që përshkojnë refugjatët për të shkuar në Evropën Perëndimore, Rama tha se me ardhjen e dimrit Shqipëria mund të jetë një destinacion i tyre, ndaj vendi duhet të përgatitet.

 “Kjo është një krizë që duhet adresuar aty ku po përpiqet ta adresojë kancelarja gjermane në Turqi, dhe fatkeqësisht po zhvillohen negociata me Turqinë që nuk janë negociata thjesht të natyrës financiare por dhe politike. Por është e qartë nëse Turqia do bëjë marrëveshje me BE për të marrë përsipër në terrenin e saj të flukseve për të luftuar në bashkëpunim sistemin e ngritur të trafikantëve që është një sistem që funksionon 24 orë në 24 atëherë fluksi do shkojë duke u ulur. Është kërkuar disponibiliteti dhe i rajonit për mos shfryrjen e menjëhershme të refugjatëve nga njëri vend te tjetri, përgjatë Korridorit ku kalojnë refugjatët, ku Shqipëria nuk bën pjesë. Kjo ka të bëjë me aftësitë administruese të secilit prej vendeve të rajonit dhe mbi të gjitha me gatishmërinë e refugjatëve për të pranuar sistemin me shkallë, për të qëndruar në vendet e përcaktuara të shpërndarjes. Por refugjatët, nuk pranojnë të qëndrojnë në kampet e ngritura ata vijojnë të ecin drejt Gjermanisë, Shqipëria nuk është e prekur dhe gjasat janë të mos preken nga kjo krizë. Por me ardhjen e dimrit, fluksi mund të ngecë në Ballkan, por këtë mund ta bëjë më të pranishme shtrëngesa që do bëjë Gjermania apo Austria. Shqipëria është e gatshme të përfshihet në programin e Bashkimit Evropian me një projekt të qartë që në epiqendër të saj ka Gjermaninë dhe Austrinë. Implementimi i deklaratës do jetë më e vështira dhe gati e pamundur për çfarë u tha më lart”, tha Rama. 

Sa i përket azilkërkuesve, Rama tha se dhe vetë Gjermania e ka të qartë se fluksi nuk vjen vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë, por edhe ata që janë në Greqi.

Rama sqaroi edhe votën për heqjen e embargos së SHBA-së ndaj Kubës. Ai tha se nuk ka asnjë skandal që Shqipëria votoi kundër SHBA-ve, pasi paraardhësi i tij Berisha kur ka qenë në pushtet ka bërë të njëjtën gjë. Rama radhiti votimet që nga viti 2005 dhe për këtë çështje është votuar gjithmonë njësoj.
 
Del ish-kryeministri dhe me papërgjegjshmërinë që e karakterizon lëshon alarmin se u pozicionuam kundër SHBA dhe u vumë në krah të Kubës. Realiteti është ky që do t’u tregoj tani, kjo është një rezolutë që kalon në çdo sesion, vit pas viti, për të mos marrë historikun e gjatë, mora atë të shkurtër dhe që nga 2005 deri në 2015 në këtë rezolutë Shqipëria ka votuar gjithmonë njësoj, kundër rezolutës vetëm Izraeli, SHBA, ishujt Marshall dhe një vend tjetër. Në nëntor 2006 kur kryeministër ishte ai që vuri alarmin, prapë vetëm 4 kundër e gjithë pro, edhe Shqipëria. Ja çfarë i punoni ju të vërtetës. Ky është realiteti juaj, jo i të tjerëve”, tha Rama.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës