Edi Rama si Barack Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ngjasojnë jo vetëm në trup ku bien në sy për një gjatësi të lartë, jo vetëm në pasionin e basketbollit por dhe mënyra se si punojnë. Të dy këta lidër preferojnë
Presidenti amerikan, Barak Obama dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ngjasojnë jo vetëm në trup ku bien në sy për një gjatësi të lartë, jo vetëm në pasionin e basketbollit por dhe mënyra se si punojnë.
Të dy këta lidër preferojnë shumë që të ndajnë foto nga moment pune në rrjetet sociale dhe kujdesen mjaft për imazhin e tyre. Ditë më parë por edhe gjithnjë në rrjetet sociale ato shprehin, një ide, një qëndrim apo një reagim, ku së fundmi është kthyer në modë dhe si një konferencë për shtyp “online”.
Ditë më parë kreu i Partisë Socialiste publikoi disa fotografi në të cilat tregohej skuadra e cila punon për suksesin mediatik të Partisë Socialiste. “Aty ku një skuadër plot pasion nën drejtimin e përpiktë të Endri Fugës, punon pa orar si në një War Room për suksesin e betejës mediatike”- shkruante Rama.
Por së fundmi në rrjetin e tij socialë, Rama publikoi një foto gjatë një momenti çlodhjeje në zyrën e tij. Mbështetur në kolltuk dhe këmbët e shtrira drejt tavolinës. E po kjo gjë është vënë re dhe me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.
Ky i fundit ka zënë shpesh vend në media për fotot e veçanta që nxjerr nga zyra e tij, duke treguar një dimension tjetër gjatë qëndrimit në zyrë. Ekipi i Barak Obamës në fushatën e tij të parë elektorale, por edhe më pas e përdori internetin në një shkallë të paarritur më parë dhe me efekt të rëndësishëm.
Së fundmi Barak Obama është shfaqur në një foto ku bashkëshortja e tij Mishel qëndron në kopertinën e revistës “Vogue”, e po dhe Edi Rama vetëm para pak kohësh u shfaq në një kopertinë së bashku me bashkëshorten Linda.
Redaksia Online(xh.k/shqiptarja.com)
2/4
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.8%
-
Jo
81.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 1047
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha lirohet nga arresti shtëpiak, avokati Arbër Hoxha: Kemi të bëjmë me zëvendësim mase, jo revokim! 'Detyrimi me paraqitje' mbetet
27 Nëntor, 11:34
-
Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita, Meta nga burgu e përshëndet: Urime! Desorosifikimi drejtësisë emergjencë kombëtare
27 Nëntor, 11:29
-
Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?
27 Nëntor, 11:22
-
Kristjan Asllani në formacionin e javës në Serie A
27 Nëntor, 11:20
-
Ciceron/ ‘Nëntori i Yjeve të Artë’, koncerti me këngë në TKOB! ‘Nëntori Festiv’ me aktivitete në Sarandë! ‘I këndojmë flamurit’ festival në sheshin e Flamurit, Vlorë
27 Nëntor, 11:19
-
Gjyqtarja e GJKKO Davidhi i hoqi 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës, SPAK: E apelojmë
27 Nëntor, 11:18
-
'Krenar që miratuam bonusin e fundvitit, më të madhin ndonjëherë', ministri Gonxhja: Pagesat për pensionistët nisin javën e dytë të dhjetorit pranë sporteleve të ISSH
27 Nëntor, 11:11
-
Qeveria miratoi kthimin e parave profesionistëve të lirë, Ministri Malaj: Ndoqëm rrugën ligjore! Procesi i rimbursimit përfundon më 31 dhjetor 2024
27 Nëntor, 11:04
-
Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të një shtetasi! Dhjetra apartamente në Tiranë e Durrës
27 Nëntor, 10:46
-
Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin
27 Nëntor, 10:43