Edi Rama:Si mos të votosh Veliajn
që fillon punën në 6:30 të mëngjesit?

Edi Rama:Si mos të votosh Veliajn<br />që fillon punën në 6:30 të mëngjesit?
Forumi Rinor Socialist festoi sot 25-vjetorin e krijimit të tij. Në aktivitetin e zhvilluar me këtë rast në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që qytetarët të mos jenë indiferentë ndaj politikës, por të përfshihen masivisht në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë për të gjithë.

Një fakt i tillë tha Rama u tregua dhe në zgjedhjet e kaluara vendore, ku qytetarët zgjodhën Erion Veliaj si njeriun e punës, një kryetar bashkie që i fillon takimet që në orën 06:30 të mëngjesit.
 
“Si është njësoj të votosh apo të mos votosh?! E përfytyroni dot sikur në Tiranë ku shumica prej jush erdhi apo jetojnë, një pjesë e delegatëve që janë këtu të pranishëm të vazhdonte të ishte në zyrën e kryetarit të Bashkisë një njeri që edhe tani do ishte duke fjetur?! Si mund të jetë njësoj?

Si është njësoj të votosh për një kryetar bashkie që fle në zyrë apo për një kryetar bashkie që i fillon takimet e punës në orën 06.30 të mëngjesit!?Si është njësoj, të kesh një kryetar bashkie që inauguron punë që nuk bëhen apo një kryetar bashkie që bën punët, përpara se të bëjë inaugurimet?! Etj, etj, për të thënë përsëri të njëjtën gjë: shikoni se çfarë ndryshimi sjell vota!”,
tha Rama.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës