Edi Rama: Të pavarurit ndikim
zero në rezultatin tonë zgjedho

Edi Rama: Të pavarurit ndikim<br />zero në rezultatin tonë zgjedho
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ftuar sot në një intervistë në televizionin Ora Neës përballë gazetares Ilva Tare ka folur për zgjedhjet e 23 qershorit dhe mënyrën se si e ka organizuar Skuadrën e Rilindjes. I pyetur se cili do të jetë efekti i atyre që dalin si të pavarur në zgjedhje nga krahu i majtë, Rama tha se efekti i tyre do të jetë zero.

Duke komentuar skuadrën kundërshtare, Rama tha se “Berisha ka ndërtuar një skuadër, që është konglomerat mes besnikësh qorra dhe tradhtarësh të të gjitha kohërave”.

Më pas Rama shpjegoi se përse ka zgjedhur Vlorën për të kandiduar.

“Kam zgjedhur qytetin e pavarësisë, qytetin që vendosi gurin e parë në themelet e shtetit shqiptar, për të dhënë një mesazh shumë të thjeshtë: pas 100 vjetësh ne kemi nevojë për t’u bërë shumë seriozë dhe për të marrë përsipër një përgjegjësi për të bërë shtet. 100- vjetori i dytë nuk mund të vazhdojë kështu siç po mbaron 100- vjetori i parë”.

I pyetur se përse nuk e ka kandiduar Malajn, Rama tha: “Çdokush nga ne nuk mund të cenojë axhendën dhe qëllimin e përbashkët, duke i mbivendosur një axhendë personale”.

Rama deklaroi se e ka ftuar Koço Kokëdhimën për të kandiduar si një opozitar që i ka rezistuar presioneve të pushteteve të ndryshme.
“Koço Kokëdhimën e kam ftuar si një njeri që do përfaqësojë në skuadrën e qarkut të Vlorës Bregun dhe gjithë pjesën poshtë bashkë me Luiza Xhuvanin, Andrea Markon, etj.

E kam ftuar si një botues që ka kontribuar në vite për të majtën, si një opozitar që i ka rezistuar për hir të lirisë editoriale të mediave të tij presioneve të pashembullta të pushteteve të ndryshme dhe si një sipërmarrës që është dëshmia e gjallë e rrënimit për shkak të mospërkuljes.

E kam ftuar edhe si person, i cili përmban një kulturë dhe dituri të mjaftueshme për të qenë një vlerë e shtuar në skuadrën tonë kombëtare.
Duke komentuar deklaratat e Islamit, Rama tha: “20 vjet investim i PS, për një njeri që ka qenë kryetar parlamenti, ministër pa pushim, figurë e vlerësuar dhe respektuar që përfundon në një Laurë, njësoj si Laura apo më keq, pasi është shumë i pagëlltitshëm estetikisht”.

Për kundërshtarin e tij, Sali Berisha, Rama tha: “Nuk ka hall më të madh se të plaket keq njeriu”.

Kurse për Fatos Nanon, Rama deklaroi: “Fatosin nuk e kam bërë unë kundërshtar, ai ka zgjedhur të jetë kundër Partisë Socialiste”.
Rama tha se nuk ka asnjë shans që këto zgjedhje të dalin barazim. “Nuk ka asnjë shans që mbeturinat e të djathtës dhe të majtës të na nxjerrin barazim,” tha Rama.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë

Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë