“Saliu u dekorua me medalje për vizion dhe reforma të shëndetësisë, d.m.th. sipas atyre që e dekoruan kryeministri i ka bërë shëndetësisë atë që s’ja ka bërë asnjë qeveri e kryeministër tjetër, i bie që gjithë shqiptarët duhet të jenë të lumtur me këtë sistem shëndetësor.
Problem i madh me katragjyshin me antiplumb, jo vetëm që shqiptarët janë të varfër, të papunë, të braktisur, por edhe se këtij kryeministri kjo gjendje i pëlqen aq shumë sa thotë si ka mundësi që Shqipëria nuk është e kënaqur me të.
Ai është i bindur se çdo gjë po shkon shumë mirë, që si spitalet dhe shërbimi shëndetësor i Shqipërisë nuk ka në botë, por Shqipëria është e bindur që më 23 qershor duhet ta ndëshkojë me një votë masive, jo vetëm si të paaftë, por si një personazh që na turpëron dhe nuk na bën nder. Do t’i japim fund talljes që vazhdon prej vitesh”, - ka komentuar Rama që nga Patosi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)