Edi Rama zbulon ku do jetë të
shtunën e protestës së opozitës

Edi Rama zbulon ku do jetë të<br />shtunën e protestës së opozitës<br>
Gjatë intervistës me gazetarin Ilir Babaramo, kryeministri Edi Rama i është referuar edhe protestës së opozitës të shtunën në mesditë.

Rama tha se do jetë në kryeqytet atë ditë, ndërsa i pyetur nëse do ketë një marrëveshje të re me kryetarin e PD, Lulzim Basha, pas asaj të 18 majit 2017, Rama u përgjigj: "Marrëveshja u bë për zgjedhjet, marrëveshje për të mbyllur dosjet nuk bëjmë dot". 

Ditën e protestës, të shtunën do jeni në Tiranë?
Po, patjetër.  

A do kemi marrëveshje, pas asa të 18 majit?
Marrëveshja e 17 majit u bë për zgjedhjet, marrëveshje për të mbyllur dosjet nuk bëjmë dot. Ku është problemi këtu? Atëherë kishim zgjedhjet duhet të bënim marrëveshje. Këtu vetëm një problem ka, zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe dosjet. Nuk bëjmë marrëveshje për këto. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane