Edicioni i 22, sot çelja e madhe
 e Panairit "Klik Ekspo Group"

Edicioni i 22, sot çelja e madhe<br /> e Panairit
Sot më 21 nëntor Tirana kthehet në kryeqendrën e biznesit dhe sipërmarrjes ndërkombëtare. Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, evenimenti që ka celebruar tashmë kryeqytetin e Shqipërisë në pikëtakim e mundshëm dhe ndërveprimit, vjen në edicionin e 22-të me ravijëzim e përmbajtje të re, nën temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë. Në datat 21 deri më 25 Nëntor 2015, në Pallatin e Kongreseve, Klik Ekspo Group – an UFI Member Company, pjekur me përvojën dhe sfidat që hedh çdo ditë industria e evenimenteve, sjell episodin e rrallë të ngjarjes së përvitshme kthyer në “skeptër” në duar të sipërmarrësve shqiptare dhe atyre të huaj për të hapur rrugët e bashkëpunimit dhe për të parë qartë drejt investimeve të guximshme.

Edicioni i 22-të përgatitet të tejkalojë vetveten dhe shifrat e përvitshme, mbi 30 mijë vizitorët, një përqindje e lartë e të cilëve Trade Visitors të Specializuar dhe mbi 280 ekspozuesit ndërkombëtarë nga mbi 25 shtete në edicionet e shkuara; këto janë vetëm disa nga faktet e patundshme që i garantojnë çdo ekspozuesi të drejtpërdrejtë apo pjesëmarresi të tërthortë, perfshirjen në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të Biznesit në Tiranë dhe në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

EXPO Nations
Republika Popullore e Kinës, për të tretin edicion është e pranishme me sipërmarrës që përfaqësojnë Rajonet më të zhvilluara të gatshme për të investuar dhe bashkëpunuar me tregun shqiptar mikpritës në të gjithë sektorët: Rajoni i Shanghait, Anhui, Ningbo, Zhejiang, me mbi 30 kompani në industrinë metalurgjike, tekstile, porcelani, elektroshtëpiake, mobilie etj. Pavijoni i Republikës së Kinës ka përkujdesjen e RCG Group – Shanghai Business Consultant dhe CCIP-Këshillit për Tregtinë me Jashtë dhe Investimet e Huaja në Republikën Popullore të Kinës.

EXPO Nations befason këtë vit me Pjesëmarrjen e Përbashkët të sipërmarrësve nga Ekuadori, të gatshëm për të ndërvepruar dhe për të plotësuar hapesirat e tregut në produktet ushqimore. Pavijoni i Bosnje Hercegovinës, insistues në propozimet në sektorin e ndërtimit dhe materialave të ndërtimit, përpunimit të aluminit, mobiljeve. Sipërmarrësit nga Republika e Serbisë, pajtuar tashmë për të 12tin vit radhazi në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë edhe njëherë qëndrueshmërinë e volumeve tregtare mes dy vendeve tona përgjate dhjetëvjeçarit të fundit, duke ekspozuar edhe në këtë edicion industrinë e materialeve të ndërtimit, industri agroushqimore, materiale elektrike dhe elektroshtepiake.

Polonia e pranishme nën kujdesin e Zyrës për Promovimin Ekononomik të Ambasadës së Polonisë në Romë, për të dytin edicion, përmes Panairit të Klik Ekspo Group sheh të përmbushur diplomacinë ekonomike duke sjellë në Tiranë gjithë gatishmërinë e investitorëve dhe qeverisë Polake për bashkëpunim në fushën e planifikimit të territorit, zhvillimit të qytetit, ndërtimit, agro industria, siguria e produkteve ushqimore etj.
Ndërkaq Italia dhe Greqia, Hungaria, Turqia, Maqedonia, Kosova, Zvicra, Franca, Sllovenia, Mali i Zi, Gjermania, Kroacia, Spanja gatiten të ekspozojnë në sektorët: ndërtim dhe infrastrukurë, transport dhe telekomunikacion, mbetje urbane dhe mbrojtje e mjedisit, energjitike, industri agroushqimore, turizëm.

AlbDedication – Entrepreneur Shqip:
Ekspozues të përkushtuar e pjesëmarrës dinamike në forumet e biznesit, vizitorë të vemendshëm e përthithës të menjehershëm të inovacioneve dhe teknologjive të propozuara në hollet e ekspozimit të Klik Ekspo Group, sipërmarrësit shqiptarë zotërojnë fronin e Panairit Nderkombëtar të Tiranës: edhe në këtë edicion, sektorët që i shohin ata protagonistë dhe shifrat e biznesit janë motive vlerësimi dhe tregues zhvillimi. Vëmendje e pakursyer edhe për start-up dhe sipërmarrësit artizanë në hapësira të dedikuara.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot