Edicioni i 58 i çmimeve Grammy
triumfon këngëtarja Taylor Swift

Edicioni i 58 i çmimeve Grammy<br />triumfon këngëtarja Taylor Swift
Në edicionin e 58 të çmimeve Grammy, fituesja kryesore ishte Taylor Swift, e cila u vlerësua me çmimin për albumit më të mirë të vitit. Ed Sheeran dhe Justin Bieber morën një cmim për here të pare në Grammy. Ky është një ndër eventet më të rëndësishme të muzikës amerikane.

Në Los Angeles u mbajt edicioni i 58 i ndarjes së çmimeve Grammy, një ndër eventet më të rëndësishme të muzikës amerikane. Një mbrëmje e mbushur me performanca të vençanta, supriza dhe të papritura. 

Çmimi për albumit më të mirë të vitit shkoi për artisten Taylor Swift, ndërsa “Thinking Out Loud”, nga Ed Sheeran u vlerësua si kënga më e mirë e vitit. Një incident me foninë bëri që performanca e yllit të hitit “Hello”, Adele, të mos ishte në nivelin e duhur, duke zhgënjyer fansat. Swift ishte e befasuar pas vlerësimit për çmimin kryesor. 

"Si gruaja e parë që ka fituar çmimin Grammy dy herë, unë dua të them që femrat e reja që kanë një ëndërr duhet ta vazhdojnë. Nëse ju përqëndroheni në punën tuaj dhe nuk e lini njerëzit t’ju shpërqendrojnë, një ditë kur ju merrni atë që doni. Dhe kjo është ndjenja më e madhe në botë", deklaroi Taylor Swift.

Edhe Justin Bieber është vlerësuar për këngën e tij me Diplo dhe Skrillex “Where are you now” si kënga më e mirë Dance. Mbreslënëse ishte edhe performanca e Lady Gaga që këndoi këngët e David Bowie.
 
Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!