Edicioni i 6-të,“Ditët e Albanologjisë”
prezantojnë trashëgiminë kombëtare

Edicioni i 6-të,“Ditët e Albanologjisë”<br />prezantojnë trashëgiminë kombëtare
Në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar është zhvilluar dje dita e dytë e edicioni  të gjashtë të veprimtarisë "Ditët e Albanologjisë" organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Muzeu Historik Kombëtar.
 
Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë figura të njohura të historiografisë shqiptare si drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike z.Ardian Marashi, drejtori i Institutit të Arkeologjisë z.Luan Përzhita, drejtori i Institutit të Historisë z.Beqir Meta, drejtori i Institutit të Gjuhësisë z.Valter Memishaj dhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike znj.Miaser Dibra dhe dretori i MHK-së, Melsi Labi.
 
Gjatë këtij aktiviteti u ndanë edhe çmimet “Profesor Nderi” për studiuesit dhe kontribuesit më të mirë në fushat e historisë, etnografisë e gjuhësisë, ku ndër ta ishin znj.Afërdita Onuzi, znj.Klara Kodra, znj.Zhaneta Andrea, z.Kristaq Prifti dhe z.Kolec Topalli. 
 
Krahas kërkimit shkencor në fushat albanologjike, rëndësi në punën e QSA-së marrin edhe hulumtimi, vlerësimi, konservimi dhe promovimi i trashëgimisë materiale e shpirtërore të kulturës së lashtë e të re shqiptare, si një ndër dëshmitë më të qënësishme e më shprehëse të identitetit kombëtar.
 
"Falenderoj për bashkëpunimin dhe ndihmesën të gjithë drejtorët e instituteve, që bënë të mundur mbledhjen e kësaj tribune të shkencës, sidomos drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar z.Melsi Labi, që për të disatin vit radhazi u bë bashkëpunëtor në këtë edicion të "Ditëve të Albanologjisë", u shpreh z.Marashi.
 
Edicioni i gjashtë i veprimtarive "Ditët e Albanologjisë" kanë nisur më 21 dhjetor 2015 në Muzeun Historik Kombëtar dhe Akademinë e Shkencave dhe do të mbahen deri më 23 dhjetor. Dje me këtë rast në Muzeun Historik Kombëtare janë ekspozuar edhe objekte dhe artefakte të zbulimeve arkelologjike dhe trashëgimisë kombëtare. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin