Edicioni i 71 i Festivalit të Filmit
në Venecia çelet me filmin “Birdman”

Edicioni i 71 i Festivalit të Filmit<br />në Venecia çelet me filmin “Birdman”
Edicioni i 71 i Festivalit të Filmit në Venecia ka çelur siparin. Në tapetin e kuq të këtij eventi kanë parakaluar me sharmin e tyre emra të njohur si Emma Stone, Michael Keaton, Edward Norton, etj.



Festivali u çel me filmin “Birdman” një dramë-komedi, e cila flet për një aktor që përpiqet t’i shpëtojë hijes së një superheroi të famshëm. Ky prodhim kinematografik  është kandidat për të fituar një ndër 20 çmimet, por edhe trofeun kryesor “Luani i Artë”. 



Në këtë edicion president i jurisë është  kompozitori francez Alexandre Desplat është presidenti i jurisë në Festivalin e Venecias. Anëtarë të tjerë të jurisë janë edhe aktori britanik Tim Roth, fituesja e çmimit Oscar për kostumografinë Sandy Poëell dhe regjisori palestinez Elia Suleiman. 



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

2/3
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool