Për tre netë me radhë u mbajt në fshatin Kotë, edicioni i IV-të i Festivalit Folklorik të Selenicës. 20 grupe të isopolifonisë u ngjitën në skenë duke dhuruar emocione.
Juria, e përbërë nga Kristo Çipa, Golik Jaupi dhe Artur Dhamo, vlerësoi performancat e grupeve pjesëmarrëse.
Çmimi i parë shkoi për grupin e Vezhdanishtit, i dyti për “Krojet e Velçës”, ndërsa vendi i 3 për grupin e Gumenicës.
Çmimi i publikut iu dha grupit të Vajzës, ndërsa në vëmendje ishin edhe grupet e Vllahinës dhe Gjormit, të përfaqësuara nga të rinjtë.
Kjo ishte pjesëmarrja më e mëdha e grupeve në territorin e Bashkisë Selenicë. Mbrëmja u mbyll me dy interpretime të veçanta
Grupi “Bejkë e Bardhë” i Pilurit solli këngën kushtuar Lefter Çipës, ndërsa Golik Jaupi interpretoi këngën kushtuar Ismail Qemalit.












Komente
Komento