PRISHTINË - Zv/kryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri u takua sot me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Farina, me të cilin bisedoi për rrjedhat e fundit politike dhe të sigurisë në vend.
Ajo e përgëzoi komandantin Farina për punën e palodhshme të KFOR-it në realizimin e misionit për ruajtjen e paqes dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Po ashtu, Tahiri vlerësoi lart kontributin e NATO-s dhe të KFOR-it edhe në ndërtimin e arkitekturës së sigurisë së Kosovës përmes përkrahjes në kuadër të vizionit për integrimin euroatlantik të Kosovës.
Gjenerali Farina e falënderoi Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe partneritetin konstruktiv duke siguruar se KFOR do të vazhdoj të jetë e përkushtuar për të çuar përpara misionin e vet për paqe dhe siguri në Kosovë. Ai rikonfirmoi se NATO mbetet e përkushtuar për të vazhduar misionin paqeruajtës në përputhje me mandatin që ka me qëllim ofrimin e ambientit të sigurt dhe stabilitetit të përgjithshëm në Kosovë./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com