Edmond Kapedani: Debati
në Këshill ka ngjyra politike

Edmond Kapedani: Debati<br />në Këshill ka ngjyra politike
TIRANE - Edmond Kapedani, shefi i angiokirurgjisë njëri ndër profesorët më të njohur në QSUT, që ka qenë i pranishëm në mbledhjen e këshillit të profesorëve të datës 11 korrik, na thotë se ishte dakord që kreu i këshillit të profesorëve të zëvendësohej, por nuk është aspak dakord me mënyrën se si u përdorën një grup kolegësh. Sipas tij, shpërthimi i tyre pikërisht në këtë moment, pas zgjedhjeve të 23 qershorit, lidhet me arsye politike.

“Nuk ka ndodhur një hata e madhe, vetëm se në mbledhjen e radhës ajo u zhvillua me tone më të larta se zakonisht, por probleme të tilla kemi pasur gjithmonë. Madje në fakt problemi qe i një grupimi që erdhi në mbledhje me një axhendë të veçantë, që kishin ardhur të përgatitur për ta bërë i këtë gjë, por ata nuk qenë konseguent deri në fund në motivin e tyre. Baza e sherrit ishin marrëdhëniet personale midis tyre dhe këshillit të profesorëve.

Gjatë mbledhjes tonet u ngritën deri në atë shkallë sa disa prej tyre humbën qetësinë dhe kontrollin. Ata kishin dy kërkesa: Ti të ikësh që sot (Kreut të Këshillit të Profesorëve) dhe të bëhen zgjedhjet. Në këtë situatë Thereska dha dorëheqjen, ndërsa një profesor propozoi një emër dhe u kërkoi edhe këtij grupi të profesorëve që të jepnin një emër, por ata u larguan. Në sallë, ishin 44 nga 56 që është këshilli i profesorëve që do të thotë se kourumi i nevojshëm ishte, nga këto 44, 32 votuan pro, 11 kundër një abstenoi.

Dhe zgjedhja mbaroi. A ishte i ligjshëm apo jo qëndrimi në krye të këshillit të profesorëve? Unë mendoj se këto gjashtë muaj ka qenë i paligjshëm, por, po të shohësh me vëmendje statutin, statuti i ri i universitetit është i paaprovuar. Pra zgjedhjet do të bëheshin me statutin e ri. Ky grup profesorësh iu referuan statutit të vjetër dhe mandati u ndërpre, por po u ndërpre, duhet të zgjidhet i riu se vendi nuk mund të rrijë bosh. Por në atë moment u nxituan dhe ikën.

Çfarë mendoj unë? Ata e kanë ditur prej kohësh që kryetari i këshillit të profesorëve i ka mbaruar mandati që në janar, por fill pas zgjedhjeve e bënë këtë reagim ekstrem. Dhe për mua personalisht, që ka 40 vjet që punoj në atë fakultet është turp për profesoriatin të jetë në varësi të politikës. Poltika ka nevojë për ne, jo ne për politikën.

Më vjen keq ta them por ata janë të gjithë ish funksionarë të shërbimit shëndetësor dhe tani morën revanshin...politika larg profesoriatit, politika larg shëndetësisë. Ata na paskan hallin se ky kryetar i këshillit të profesorëve është i politizuar, por a ka më politizuar se rektori aktual i universitetit të Mjekësisë që e ka vënë Sali Berisha. Atë e duan më vete, ndërsa këtë që nuk ka asgjë në dorë, është i politizuar. Kështu nuk shkon”, - thotë profesor Kapedani.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 20.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!