TIRANE - Një një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” kandidati për deputet i PLL-së në Fier, Edmond Petraj (foto) ka shpjeguar arësyet se përse largohet nga gara dhe bashkohet me LSI. Ai tha se largohet nga aleanca e djathtë, pasi vetëm me largimin e Berishës fillon demokracia në Shqipëri. Petraj theksoi se tashmë mbështetësit e tij do të votojnë LSI. Sipas tij, politika e djathtë ka prodhuar vetëm shterpësi e çdo votë është njëlloj si të mbash me oksigjen një kufomë në morg.
Cili është shkaku që u larguat nga kryesimi i listës së kandidatëve?
Shkaku i tërheqjes sime nga gara, duke qënë i pari në listën e kandidatëve për deputetë për PLL, është e fare i qartë. Pas 30 ditësh, duke prekur minimalisht 60% të territorit të qarkut të Fierit ku jam pjesë e listës, ishte e pamundur që njerëzve t’ju premtoje diçka, sepse ishin tepër të zhgënjyer. Ishte e pamundur të vazhdoje me të njejtat gënjeshtra siç është bërë për 23 vite me radhë. Kështu që dhe me mendimin e tyre, pasi u konsultova me ta, ramë dakord për t’u tërhequr nga gara dhe për t’u bërë pjesë e LSI.
Duke parë që Fieri është një nga hambarët më të mëdhenj që ka Shqipëria, duke pasur naftën, bregdetin, lagunat, lumenjtë, fushat blegtorinë dhe bujqësinë, nuk mund të qëndrohej në këtë lloj skamjeje. Prandaj ishte i pamundur qëndrimi, dhe për më tepër të bëhej sehir në këtë lloj varfërie të tejskajshme që unë e pashë nga afër vetë.
Çfarë nuk shkon te koalicioni i djathtë që solli shkëputjen tuaj?
Politika e djathtë është shterpë. Dhe të votosh për qeverinë aktuale pas 23 vjetësh, është njëlloj sikur të mbash me oksigjen një kufomë në morg. Ajo që mund të them unë është se me largimin e Berishës fillon pluralizmi e demokracia e vërtetë në Shqipëri. Ai është njeri i konflikteve dhe rrit tensionet në vend, pasi sa herë vjen fushata zgjedhore përdoret një gjuhë urrejtjeje që sjell konflikte e përplasje sociale.
Berisha është njeri me shterpësi intelektuale, shpreh vetëm urrejtje ndaj kundërshtarëve politikë dhe i sheh ata si armiq. Ndaj largimi i kësaj qeverie, që sjell krizë politike, ekonomike dhe sociale është një detyrë urgjente për shqiptarët. Kjo qeveri duhet të largohet që të marrë frymë lirshëm e gjithë Shqipëria. Përfundimisht në Shqipëri ka ardhur koha e rrotacionit politik dhe rrotacionit të brezave.
Thirrja juaj…?
I ftoj të gjithë që të votojnë alternativën e majtë, koalicionin e majtë, duke mbështetur kryesisht numrin 26, LSI. E cila ka dhënë prova mbështetje për të gjithë njerëzit që kanë trokitur në derën e saj. Pra është e vetmja forcë politike sot që të ofron punësim, mirëqenie, dhe të ofron një cilësi më të mirë jete. Dhe kjo me vetëm një votë që do hedhësh për të.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com