Edmond Spaho: Protestuesit e ndaluar s’janë në Kukës, i kanë dërguar në Tiranë 

 Edmond Spaho: Protestuesit e ndaluar s’janë në Kukës, i kanë dërguar në Tiranë 

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho u shpreh se protestuesit e ndaluar nga policia nuk janë në komisiariatin e Kukësit, por i kanë dërguar në Tiranë. 

Deklarata e Spahos erdhi pas takimit që deputetët e opozitës zhvilluan me drejtorin e Policisë së Kukësit. Spaho i bëir thirrje Ramës të lirojë protestuesit, pasi kjo sjellje repressive sipas tij, mund të eskalojë situatën. 

“Urdhërarreste janë lëshuar për 24 të arrestuarit. Po kaq janë edhe në kërkim. Të arrestuarit i kanë dërguar në Tiranë dhe nuk janë këtu në Kukës. Nëse do vazhdojnë me formë të tilla represive, situate mund të eskalojë. Shpresoj që ky zë të jetë dëgjuar. Në varësi të situatës do mbajmë qëndrimet tona”.  

Edmond Spaho, kryetar i grupit parlamentar të PD

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën