Eduard Halimi lë mandatin e
deputetit, mesazh qytetarëve

Eduard Halimi lë mandatin e<br />deputetit, mesazh qytetarëve<br /><br>
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka dorëzuar mandatin e deputetit. Deputeti demokrat ka bërë një postim në rrjetet sociale ku njofton për vendimin e tij. I zgjedhur për tre mandate radhazi deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Halimi shkruan se ka marrë këtë vendim për shkak se nga dita e nesërme do angazhohet në një projekt ndërkombëtar për Ballkanin, i cili sipas Halimit do zgjasë në kohë dhe kërkon angazhim të plotë. 

"Për mua ka qënë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë. Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot", shkruan Halimi

Eduard Halimi u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2009. Postin më të lartë që ka mbajtur është ministër i Drejtësisë, nga 2011 deri më 2013. Në qershorin e 2017 është zgjedhur deputet i qarkut të Beratit. Sipas listës shumë emërore, mandati i kalon ish-deputetit Astrit Veliaj.

Por PD është gjobitur edhe në Qarkun e Beratit për shkak se nuk ka respektuar kuotën gjinore, çka do të thotë që Halimi do të zëvendësohet nga kandidatja e parë femër në listën shumëemërore. Bazuar tek lista shumëemërore të PD në qarkun Berat është Juvina Qevani, e renditur e 6-ta, që do të zërë vendin e Halimit në Parlamenti.

E kontaktuar nga Report Tv, Qevani deklaroi se nuk do ta pranojë mandatin e deputetes, pasi ka djalin e sëmurë dhe do të largohet jashtë shtetit për kurimin e tij, ndërkohë burime nga PD bënë me dije për Report Tv se këtë mandat do ta marrë Veliu.

Postimi i Halimit në Facebook: 
"Te dashur miq
Për mua ka qënë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë.

Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një netëork në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot.

Kam qënë një njeri me fat në këto vite sepse kam pasur në krah bashkëpuntorë të shkëlqyer, të përkushtuar e të ndershëm me kontributin e te cilëve arrita të lija gjurmë, por mbi të gjitha që kam dalë faqebardhë nga të gjithë detyrat që kam pasur. Me punën e tyre ata i hoqën mundësinë kundërshtarëve politikë të hidhnin ndaj meje dhe atyre, baltën e kudogjendur në politikë. Ndaj dua ti falenderoj ata të gjithë sot publikisht.

Dua të falenderoj Sali Berishën, që më dha mundësinë të kontriboj ne jetën politike të vendit në këto vite. Falenderoj Lulzim Bashën, për besimin në detyrat politike prej 2013, për bashkëpunimin e shkëlqyer në këto vite dhe për mirëkuptimin në çdo vendim prej ditës së parë e deri më sot.

Falenderoj të gjithë kolegët e nderuar të grupit parlamentar për gjithë bashkëpunimin në këto vite në politikë. Së bashku ne i bëmë një shërbim të madh vendit me paketën ligjore të dekriminalizimit dhe paketën kushtetuese të drejtësisë në 22 korrik 2016.

Falenderim dhe mirënjohje për gjithë votuesit e PD në qarkun e Durrësit dhe Beratit që më zgjodhën 3 herë deputet të Kuvendit. Kontributi im në Partinë Demokratike do të vijojë për gjatë gjithë jetës sime si një antar i thjeshtë dhe i përkushtuar. Falenderim mediave dhe gazetarëve të palodhur për bashkëpunimin në këto vite. Shihemi së shpejti në një hapësirë tjetër të rrjeteve sociale. Ju faleminderit të gjithëve, Eduard Halimi".  

postimi i halimit
(Postimi i Halimit në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg