TIRANE- Eduard Halimi i del në mbrojtje gjyqtarëve të cilët kanë qenë pjesë e video-skandaleve të publikuari së fundmi në media. Ish Ministri i Drejtësisë, njëkohësisht edhe deputeti i Partisë Demokratike, pohon se akuzat që janë ngritur ndaj gjyqtarëve nga sekserët që rrinë pranë gjykatave, mund të jenë spekulative dhe për këtë ai bën thirrje për një hetim të thellë të të gjithë procesit. Nëpërmjet një postimi në “facebook”, Halimi thekson se këto video që po transmetohen në televizione po dëmtojnë rëndë imazhin e drejtësisë në Shqipëri dhe se fajtori kryesorë për këtë janë spekulatët që sipas tij janë të lidhur me politikën.
“Pamjet e emisionit i nxorrën në sipëfaqe qëllimet e spekulantëve politik, që duke mos qenë të zotë të bëjnë ndarjen e përgjegjësive janë gati të sulmojnë akoma më fort gjyqësorin duke paralajmëruar dënime kolektive. Për ti ardhur në ndihmë qytetarëve, për ti dhënë informacionin dhe garantuar transparencën që mertojnë, për të kuptuar ku e vërteta përfundon dhe ku nis spekulimi por edhe për të ridimensionuar raportin e publikut me drejtësinë, e vetmja zgjidhje e duhur është hetimi i plotë i shpejtë dhe efikas, mundësisht për pak ditë, ku fajtorët të ndëshkohen për aq sa mertojnë dhe spekulimet për ata që nuk kanë faj marrin fund”,- thekson ish Ministri i Drejtësisë.
Kësisoj, deputeti demokrat pohon se pjesë e këtyre spekulimeve janë edhe aktorët e politikës, pra mazhoracës, duke akuzuar në mënyrë direkte se po përdoren edhe video-skandalet në mënyrë që të shantazhojnë drejtësinë. Në vijom të deklaratës së tij, deputeti i PD-së thekson se në këtë moment është vetë drejtësia që duhet të marrë situatën në kontroll pasi në të kundërt ajo do të dëmtohet shumë. “Nëse kjo nuk ndodh, madje nëse nuk ndodh shpejt, atëherë do dëmtohetakoma më shumë sistemi i drejtësisë dhe përfundimisht do të humb në rrugë pa kthim besimi qytetarë. Heshtja e drejtësisë në këtë moment e dëmton akoma më shumë vetë atë, ndaj hetimi i shpejtë, efikas dhe i plotë është emergjencë”.
Ky reagim i ish- Ministrit të Drejtësisë vjen në një kohë ku gjykatat në vend janë tronditur në themel nga ana e videove të transmetuara në mediat vendase. Por ky tërmet në sistemin e drejtësisë u mbështet edhe nga kryeprokuri Adriatik Llalla i cili në video-skandalin e parë të transmetuar, dukej qartë se një prokuror po merrte rryshfet për të ndryshuar masën e dënimit, gjë kjo që solli edhe shkarkimin e nënpunësit të drejtësisë. Kësisoj edhe vërtetësia e videove të transmetuara u duk që ishte e besueshme. Por pas publikimit të kasetës së rradhës ku në të përmendjen edhe emri i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhazair Zaganjori, aktorë të opozitës dhe të mazhorancës fillluan me akuza të ndërsjellta për emërimet e bëra në gjykata.
Shkrimi u publikua sot (01.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com