Eduard Selami shpërthen kundër 
Lulzim Bashës: Turp që nuk flet...

Eduard Selami shpërthen kundër <br />Lulzim Bashës: Turp që nuk flet...
Eduard Selami humbet qetësinë dhe shpërthen në akuza të ashpra ndaj Lulzim Bashës. 

Njeriu që legjitimoi garën për kryetarin e PD, duke i dhënë një ndihmë jo të vogël Bashës në momentet e tij më të vështira politike, zgjedhjet e 22 korrikut, nuk ka duruar më dhe ka lëshuar një lumë akuzat në adresë të lidershipit demokrat. 

Në vijim të vlerësimit të betejës me Bashën, Selami ka pohuar publikisht se gara nuk filloi si e barabartë dhe nuk realizoi pritshmëritë e tij.

Në këtë garë kishte manipulime të mëdha. Ajo nuk ishte garë. Nuk i realizoi pritshmëritë e mia”, tha Selami, duke e quajtur “turp” faktin që Lulzim Basha nuk ka folur ende për këtë garë.

“Për turpin e tij Lulzim Basha ende nuk flet për këtë garë”, ka thenë Selami për Top Story, duke shtuar se kryetari kurrë nuk i mblodhi forumet e partisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor