Eduard Shalsi: Çoroditje
që i le qytetarët "thatë"

Eduard Shalsi: Çoroditje<br />që i le qytetarët "thatë"
Sipas nënkryetarit të Komisionit Eduard Shalsi, kjo rrëmujë për hipotekimet shkaktohet nga pamundësia qeveritare dhe bashkiake për të zgjidhur problemet

Zoti Shalsi, si ish-nënkryetar i Bashkisë së kryeqytetit, si e gjykoni përplasjen aktuale midis ministrisë dhe pushtetit vendor për hipotekimet?
Për mua, fjala është për një çoroditje, për një kaos të vërtetë institucional. Sa më shumë kohë që kalon, problemet akumulohen, por zgjidhje nuk ka. U duk se qeveria e gjeti zgjidhjen, duke kanalizuar gjithshka drejt ALUIZNI-t. Pra, objektet do të konsideroheshin si ndërtime pa leje dhe Agjencia e Legalizimeve do t'i trajtonte dosjet për të hapur dritën jeshile për hipotekimin. Bashkia e Tiranës nuk i zgjidh dot vetë këto probleme, por pasi të kalojnë në institucione qeveritare.

A u arrit edhe një marrëveshje tripalëshe mes bashkisë dhe ministrive të Drejtësisë dhe Punëve Publike për këtë çështje?
Me sa duket, ka qenë një marrëveshje për mosmarrëveshje. Ashtu si kanë proceduar gjërat deri tani në këtë fushë, kemi të bëjmë me një dështim. Njerëzit presin t'u realizohen premtimet që dha Lulzim Basha, kanë paguar paratë, por banesat e tyre, gati një vit pas premtimeve, nuk ua hipotekon kush. Atyre nuk u interesojnë përplasjet midis Olldashit dhe Bashës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar