Edward Snowden shprehet i gatshëm për të jetuar në Francë, nëse Macron do t'i ofronte azil politik

Edward Snowden shprehet i gatshëm për të jetuar në Francë, nëse Macron do t'i ofronte azil politik

Ish-analisti i inteligjencës amerikane, Edward Snowden ka deklaruar se do t’i pëlqente shumë nëse presidenti Emmanuel Macron do t’i ofronte azil politik në Francë. Reagimi i Snowden vjen menjëherë pas deklaratës së Ministres Franceze të Drejtësisë, e cila tha se po të varej nga ajo ‘do t’ia kishte dhënë azilin Edward Snowden’.

Megjithatë, francezja Nicole Belloubet saktësoi se ky ishte një qëndrim i saj personal.

“Aplikova për azil në Francë në vitin 2013 gjatë presidencës së Francois Hollande dhe sigurisht do të më pëlqente shumë që tani, presidenti Macron ta konkretizojë ftesën”, tha Snowden.

Megjithatë, ai u shpreh i vetëdijshëm se ky vendim nuk varet vetëm nga Franca por gjithë Europa dhe sistemet e saj.

“Të mbrosh dikë si unë nuk është një akt armiqësor, nuk është as një sulm kundër Shteteve të Bashkuara”, tha Snowden.

Gjashtë vjet më parë, Edward Snowden bëri publike aktivitetet përgjuese të Agjencisë Amerikane të Sigurisë dhe kontrollin e gjerë të Internetit nga shërbimet e fshehta perëndimore, tani ai paralajmëron se lëvizjet demokratike si ajo e Hong Kongut mund të mbyten që në embrion nga aparatet e përgjimit.

Në një intervistë dhënë revistës gjermane, "Der Spiegel", 36-vjeçari tërheq vëmendjen që ardhjet në fuqi të politikanëve të tillë, si presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, apo i partisë "Alternativa për Gjermaninë", të mos shihen vetëm si një devijim i përkohshëm. Politikanë dhe sipërmarrës nga shumë vende e kanë kuptuar se si mund t'i shfrytëzojnë teknologjitë informative për të pasur një ndikim të një lloji tjetër, mbi botën.

Snowden tha gjithashtu, se zhvillimet teknike në rrjet janë një rrezik për çdo njeri. "Në një botë ku gjithçka mbahet në mbikëqyrje e ku çdo kundërvajtje dënohet, i bie që të gjithë të jenë kriminelë."

Snowden ka bërë thirrje që t'i jepet fund grumbullimit masiv të të dhënave. Kjo nuk vlen vetëm për shërbimet e fshehta, por edhe për koncerne si Facebook dhe Google. Si hap i parë duhet që çdo përdorues celulari t'i bëhet e qartë se ndiqet hap pas hapi, tha Snowden për Der Spiegel. "Nëse askush nuk do të zhvillojë një alternativë, atëherë do ta bëj unë vetë".

Qeveria amerikane e akuzon Snowden-in për tradhti. Mbrojtësit e tij e shohin atë si një mbrojtës të intimitetit dhe i konsiderojnë zbulimet e tij të ligjshme. Snowden akuzoi Gjermaninë dhe Francën se deri tani nuk kanë bërë asgjë për çështjen e tij.

Ish-punonjësi i shërbimit të fshehtë amerikan, në vitin 2013, bëri publike aktivitetet përgjuese të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA, NSA, dhe të agjencisë homologe britanike, GCHQ. Prej pesë vitesh ai ndodhet si azilant në Moskë. Në Gjermani së shpejti (17 shtator 2019) do të dalë në treg autobiografia e tij, e cila është përkthyer edhe në gjermanisht, me titull: "Permanent record – Meine Geshichte" (Regjistrim i përhershëm – Historia ime).

 

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm