Efekti 'Trump',Stoltenberg: NATO i
bashkohet aleancës anti-ISIS

Efekti 'Trump',Stoltenberg: NATO i<br />bashkohet aleancës anti-ISIS
‘Aleanca Euro-Atlantike do t’i bashkohet aleancës anti-ISIS’. 

Kështu konfirmoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoletenberg. Duket se pavarsisht përplasjeve të fundit,presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë vizitës së tij në Bruksel  ku takua me lideret e BE-se arriti të bindë aleancën në luftën kundër ISIS.

“Pjesëmarrja në koalicionin anti-ISIS do të dërgojë një mesazh bashkimi politik në luftën kundër terrorizmit dhe do të përmirësojë  kordinimin brenda vetë koalicionit por kjo nuk do të thotë që NATO do të angazhohet në operacionet e luftimeve" shtoi Stoltenberg.

Në samitin e sotëm në Bruksel krerët e shteteve ranë dakort për të krijuar një unitet dedikuar inteligjencës mbi terrorizmin, për të përmirësuar shkëmbimin e informacioneve edhe mbi luftëtarët e huaj.

Prej javësh, amerikanët i kërkojnë kolegëve të tyre një angazhim më të madh të Aleancës në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit. 

Kujtojmë se Trump ka patur përplasje me NATO-n pasi ka kërkuar që anëtarët e saj të paguajnë më shumë për mbrojtjen.

Në samit kryeministrja britanike Theresa May kërkon që aleatët e NATOS të luajën një rol më të madh në luftën kundër terrorizmit sidomos pas sulmit në Manchester Arena.

Pas skandalit të rrjedhjes së informacionit May i kërkon presidentit Trump ë informacionet e shkëmbyera mes agjensive të inteligjencës duhet të qëndrojnë sekrete.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024