Efekti Trump, muri me Meksikën
bum emigrantësh drejt SHBA

Efekti Trump, muri me Meksikën<br />bum emigrantësh drejt SHBA
Bum emigrantësh drejt SHBA, prej dy muajsh mesa duket Trump po nis të ketë efektet e para.  

Cdo ditë  në kufirin mes Meksikës dhe SHBA mbërrijnë rreth 400 emigrantë të cilët paraqiten para policisë kufitare me shpresën për të marrë azil.  

Pjesa më e madhe e tyre mbërrijnë në kufirin mes shtetit meksikan të Tamaulipas dhe Teksas.

Shumë prej tyre kanë të afërm që jetojnë në SHBA, ndërsa të tjerë urojnë të marrin dokumente për azil pasi arratisen nga vendet e Amerikës Qendrore si Honduras, Salvador e Guatemala.

Por shumë prej emigrantëve kanë shumë pak shpresë se do të qëndrojnë dhe do të rikthehen sërish në vendin e origjinës.

Në 6 muajt e fundit policia kufitare ka ndaluar 240 mijë emigrantë, 30 përqind më shumë se një vit më parë.

Madje një rritje e tillë është regjistruar pas zgjedhjes së Donald Trump President i cili ka premtuar se do të ndërtojë një mur me Meksikën për të ndaluar emigrantët e paligjshëm.

Sipas Ëall Street Journal, faktori kryesor që është shënuar kjo rritje nuk është lufta dhe as varfëria por zgjedhja e Trump.

Ndërkohë organizatat për të drejtat e njeriut denoncojnë  se personat që merren me kalimin e refugjatëve po nisin t’i bindin njerëzit se kur Trump të vijë në krye të Shtëpisë së Bardhë gjithçka do të jetë edhe më e vështirë.
 
Por jo vetëm shtetas nga Amerika Qendrore por edhe shumë kubanezë kanë nisur të vërshojnë drejt SHBA.

Edhe në këtë rast shkaku kryesor është zgjedhja e Trump. Nga fillimi i 2016 të paktën 90 mijë kubanezë janë larguar ilegalisht nga ishulli drejt SHBA.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes