Dorëhiqet nga posti i drejtorit të inteligjencës në SHBA, James Clapper.

Është ky rasti i parë i largimit të një funksionari të administratës Obama   ndërsa pritet që në 20 janar në krye të Shtëpisë së Bardhë të vijë Donald Trump i cili po përgatit emrat për kabinetin e ri.

“Kam paraqitur dorëheqjen këtë të mërkurë, ka ende 64 ditë” u shpreh Clapper duke lënë të kuptohet se do të qëndrojë në këtë post deri në fund të administratës Obama.
 
Ndërsa nga funksionarët e tjerë asnjë shenjë, si përshembull drejtori i FBI James Comey, i kritikuar nga republikanët dhe demokratët për menaxhimin e hetimeve për Hillary Clinton lidhur me cështjen e emaileve.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)