TIRANË- Dhjetëra efektivë të policisë së Tiranës u trajnuan sot mbi çështje të ndryshme që kanë lidhje me komunitetin LGBT.
Në komisariatin nr. 2 dhe në atë nr. 3 të kryeqytetit, Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi përshkruan për oficerë të rendit dhe shefa të policisë disa nga sfidat me të cilat përballen personat LGBT dhe rastet kur kërkohet bashkëpunimi me policinë.
“Kërkojmë jo të denoncojmë por të flasim për problemet në mënyrë që të bashkëpunojmë për të rritur besimin e komunitetit LGBT ndaj policisë”, u shprehën aktivistët. Sipas tyre, “këto janë vetëm hapat e parë për të shkrirë akullin por edhe ndrojtjen dhe paragjykimet që shumë pjesëtarë të këtij komuniteti kanë ndaj policisë dhe anasjelltas”.
Shefi i komisariatit nr. 2, Ilir Proda i vlerësoi këto aktivitete si “një mënyrë për të hapur mendjen dhe për t’i trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe për t’u shërbyer pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor”.
Ky projekt që zbatohet nga organizata Pro LGBT (Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT) synon të ndërtojë një komunikim të qëndrueshëm mes komunitetit LGBT dhe Policisë së Shtetit.
Projekti financohet nga Mbështetja e qeverisë Suedeze për Policinë e Shtetit. Në fillim të muajit Maj organizatat LGBT pritet të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi me Policinë e Tiranës, ndërsa pritet edhe zhvillimi i një tjetër ndeshjeje miqësore futbolli mes vajzave lezbike dhe vajzave police.
Redaksia Online
(b.g/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com