Një ngjarje e rëndë që për pak sa nuk pati pasoja fatale është regjistruar në qytetin e Fierit.
Një efektiv policie i repartit FNSH ka qëlluar me armë në drejtim të tre kolegëve të tij teksa këta të fundit ndërhynë për të shuar një konflikt mes efektivit dhe dy qytetarëve.
Sipas policisë së fierit, në pranga ka rënë efektivi Maliq Shehaj, i cili në momentin e arrestimit ishte në gjendje të dehur.
Shehaj është arrestuar nënë akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”. Sipas policisë, efektivi Shehaj rreth orës 17:45, tek rreth rrotullimi i parkut Fier, është përleshur me dy persona për motive të dobëta.
Në këtë moment kanë ndërhyrë tre punonjës policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, njëri prej tyre me uniformë.
Punonjësit e policisë janë prezantuar dhe kanë kryer detyrën për ta neutralizuar por gjatë ndërhyrjes ky shtetas ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe pasi e ka mbushur e ka drejtuar atë ndaj punonjësve të policisë.
Në këtë kohë ka bërë dhe shkrepjen e armës por pa shkaktuar dëme pasi të tre punonjësit e policisë, gjatë ndërhyrjes, e kanë devijuar drejtimin e qitjes.
Ja njoftimi i policisë Fier
U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Maliq Shehaj, punonjës policie në Komisariatin e FNSH-së Fier, në gjendje të dehur me 0.49 Mg/l, për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë".
Arrestimi i punonjësit të policisë u bë pasi sot rreth orës 17:45, tek rreth rrotullimi i parkut Fier, është përleshur me dy persona për motive të dobëta.
Në këtë moment kanë ndërhyrë tre punonjës policie të Drejtorisë Vendore të Policise Fier, njëri prej tyre me uniformë.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme.

(Automjeti i qelluar me armë zjarri nga punonjësi i FNSH-së)
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO