Zbardhet ngjarja e djeshme ku në aksident gjatë operacionit u përfshinë dy efektivë policie, ku njëri mbeti i lënduar.

Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion ku efektivët kanë konstatuar një person i cili ka blerë një sasi droge te i arrestuari Vangjush Dushku. Këtij të fundit iu gjetën mbi 12 doza kokaine.

Në ndjekje e sipër të Dushkut, efektivët u përfshinë në një aksident rrugor ku u përplasën me të.

Mësohet se edhe gjatë kohës kur ndodhi aksidenti, pjesa tjetër e policisë u drejtua drejt lokalit ku Vangjush Dushku punonte si kamarier dhe atje iu gjetën doza të tjera në trup por edhe në ambientet e lokalit.

Nga ana tjetër, në kërkim është shpallur pronari i lokalit në fshatin Lumalas ku bëhej edhe shitja e drogës. Policia po vijon veprimet për rastin ndërsa nga spitali i Tiranës ku ndodhet efektivi i lënduar, mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.