Efi iu bashkua Nitws në verandën e shtëpisë, ku i tregoi më shumë rreth asaj ç’ka ishte folur mes banorëve.
Efi u shpreh se Luizi po del shumë shëmtuar duke folur me banorët e tjerë për të, e jo personalisht me të.
Ajo shtoi se nuk i intereson çfarë ai ka bërë me banorët e tjerë, pasi nuk i ka konsideruar ndonjëherë miq, por po çuditet me të pikërisht për faktin që mes tyre ka pasur një miqësi të vërtetë.
Sipas Efit, Luizi është duke u sjellë si fëmijë, e se kjo sjellje nuk i shkon për shtat një mashkulli 40 vjeç.