Efi ka komentuar rikthimin e saj në shtëpinë e Big Brother. Në një darkë me Gentin, Bledin dhe Krisitin, Efi ka komentuar edhe qëndrimin edhe e Luizit kundrejt saj.
Efi thotë se Luizi nuk po e afron më dhe sipas saj, kjo ndodhi menjëherë pasi Luizi mori vesh që në finale do të shkojë vetëm një nga katër banorët e rikthyer në Big Brother. Efi tha ai do përpiqet që ta ndihmojë Kiarën në këtë rrugëtim dhe përpiqet të jetë i distancuar nga ajo, në mënyrë që finale ta prekë e dashura e tij.
“Në këtë moment ai nuk e kishte fokusin tek unë, që kështu nuk është se ndjeva ndonjë gjë të veçantë. E di që u kënaq me atë të vetën, por kur dëgjoi, ai njeri është shumë i vëmendshëm, nuk i shpëton gjë. Në momentin që dëgjoi që vetëm njëri prej banorëve do qëndrojë, atij nuk i interesova më unë. Jo se nuk i interesoj unë se ai e ka thënë ai i do të gjithë dhe i respekton të gjithë, mua më do, unë e kam parë, nuk ka nevojë për fjalë, se janë disa njerëz që nuk kanë nevojë të ta shprehin. Unë respektin e tij e kam marrë dhe e kam fituar me kohë, por në momentin që unë hyra bashkë me Kiarën, vëmendjen e mori ajo dhe aq më tepër se po të ishte puna që të ishim të gjithë që të kishim mundësinë e finales, reagimi i tij do ishte dhe më i ngrohtë. Është një finalist, ai më duket mua se po mundohet mos të krijojë shumë afrimitet me mua, po e mban veten që të mos ta krijojë këtë afrimitet. Këtë ndjeva, nuk është se ndjeva diçka”, tha Efi.