Egbo shpallet trajneri më i mirë i vitit në Nigeri

Egbo shpallet trajneri më i mirë i vitit në Nigeri

Te Tirana nuk vlerësuan ashtu siç duhet, duke mos ia njohur plotësisht meritat që riktheu titullin kampion në shtëpinë bardheblu pas 11 vitesh, duke e kthyer në një festë të madhe 100-vjetorin e themelimit të klubit.

Në vendlindjen e tij në Nigeri, Emanuel Egbo-së u bë trajneri i parë afrikan që fiton një titull në Europë. Sëfundmi Egbo është vlerësuar me çmimin e trajnerit nigerian më të mirë të vitit 2020 në mbrëmjen gala të The Ballers Awards 2020, ku vlerësohen futbollistët dhe trajnerët më të mirë nigerianë gjatë vitit të fundit.

Emanuel Egbo u shkarkua nga stoli i Tiranës në fillim të këtij sezoni pas vetëm 3 ndeshjesh në të cilat regjistroi 2 rezultate negative një humbje ndaj Teutës në kampionat dhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë nga Korabi, dhe tashmë bardheblutë po vuajnë pasojat e këtij ndryshimi me skuadrën që nuk po përgjigjet në fushë dhe për momentin është jashtë objektivave sezonalë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja