EGJIPT - Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe rreth 416 janë plagosur si pasojë e akteve të dhunës në Egjipt, kanë raportuar mediat e huaja.Trazirat nisën fillimisht pasi mijëra mbështetës të Morsit u mblodhën jashtë Gardës Presidenciale në Kajro ku besohej se ai po mbahej i arrestuar. Pavarësisht imazheve dhe raportimeve të mediave ndërkombëtare që po trasmetojnë nga Egjipti, kanali shtetëror egjiptian, raporton për vetëm tre viktima.
Forcat e sigurisë egjiptiane hapën zjarr ndaj përkrahësve të Morsi, duke vrarë 3 persona e duke lënë dhjetëra të plagosur. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA referuar burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Egjipt, viktimat janë protestues pro Morsi si dhe forca të sigurisë.
Ndërsa në Aleksandri nga përleshjet e dhunshme mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentin Muhammed Morsi shënohen 12 vikima. Një korrespondent i BBC, Jeremy Bowen i cili mbeti i plagosur, raportoi nga vendngjarja se kishte parë trupat ushtarake të qëllonin në drejtim të turmës së njerëzve. Sipas BBC-së që siguroi edhe pamjet origjinale në fillim ushtria qëlloi në ajër, pastaj drejtoi armët nga protestuesit.
Ndërkohë kanë filluar edhe arrestime në masë të eksponentëve të Lëvizjes së Vëllazërisë Myslimane. Numri 2 i kësaj lëvizjeje islamiste dhe ish-kandidati për president Khairat El-Shater është arrestuar, sipas disa burimeve egjitptiane të cituara nga agjencia zyrtare Mena. Mbi të rëndon akuza thonë burimet për nxitje të dhunës.
VELLAZERIA MYSLIMANE THERRET PER PROTESTA PAQESOREVëllazëria myslimane përmes lidërve të saj i bën thirrje milionave egjiptianëve që janë mobilizuar në të gjitha provincat e Egjiptit për manifestime të mëdha paqësore për të shprehur refuzimin e tyre ndaj grushtit të shtetit nga ushtria dhe për kthimin e presidentit Mohamed Morsi në funksionet kushtetuese, thuhet në një deklaratë të tyre. “Respektoni karakterin paqësor të demonstrative dhe mos bini preh dhunës” thuhet në këtë deklaratë. Por pa pushuar së protestuari thuhet në fund nga lëvizja islamiste për mbështetësit e tyre.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4076
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33
-
Vrasja e 81-vjeçarit pranë shtëpisë në Zall-Bastar/ Flet djali i tij për Report Tv: Nuk kishte konflikte me njeri! Menduam se ishte aksidentale, mbante gjithnjë lekë me vete
15 Janar, 15:31
-
Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27