Kajro - Nga përleshjet e ditës së sotme në Kajro 6 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve vendase. Përleshjet nisën si pasojë e protestës nga së Vëllazërisë Myslimane përpara Universitetit të Kajros.

Protesta shpërtheu në dhunë pas konfrontimit të këtyre të fundit me banorë lokalë dhe kalimtarë të rastit. Për të shpërndarë protestuesit, policia ka hedhur gaz lotësjellës. Disa makina janë shkatërruar si pasojë e protestës e cila shpërtheu në zonën përreth universitetit.

Vëllazëria Myslimane njihet ndryshe edhe si mbështetësit e Morsit, të cilët kanë protestuar disa herë për lirimin e ish – presidentit.

(v.gj/shqiptarja.com)