Një gjykatë në Egjipt ka anuluar vendimin për dënimin me vdekje të ish-presidentit Mohammed Morsi.
 
Al arabyia shkruan se gjyqtarët kanë dëgjuar apelin dhe kanë kërkuar që procesi të ribëhet.
 
Ndërkohë Kasacioni i Kajros ka konfirmuar dënimin e gjykatës e cila në 12 tetor 2015 liroi djemtë e presidentit Hosni Mubarak.

Anulimi i dënimit kapital krahas Morsi përfshin edhe 22 liderë të vëllezërve myslimanë.
 
Morsi u akuzua për organizimin e grushtit të shtetit në 3 korrik 2013 dhe u dënua pasi u arratis nga burgu gjatë revolucionit të 2011 kur u kap dhe Hosni Mubarak.
 
Akuza ndaj Morsit përfshinte faktin se ai ka bashkëpunuar me Hamas, Hezbollah dhe persona të tjerë për realizimin e atentateve.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com