KAJRO – Është zhvilluar ceremonia e betimit të qeverisë së re egjiptiane, e drejtuar nga Hazem el Beblawy, e cila ka marrë miratimin nga duart e presidentit të përkohshëm, Adly Mansour.

Janë betuar edhe tre zv/kryeministrat mes të cilëve edhe ministri i Mbrojtjes dhe shef i Forcave të Armatosura, Abdel Fattah el Sissi, i cili drejtoi operacionin që çoi në dorëheqjen e ish-presidentit të rrëzuar me grusht shteti, Mohamed Morsi, bën të ditur Ansa.

Ndërsa, zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane, Mahmoud Ghozlan e ka quajtur “ilegjitime” qeverinë e re egjiptiane e kryeministrit egjiptian, Hazem el Beblaëi dhe duke pohuar që emërimi e presidentit të përkohshëm, Adly Mansour është "asgjë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)