Egjipt, forcat e sigurisë vrasin 11
terroristët që sulmuan xhaminë

Egjipt, forcat e sigurisë vrasin 11<br />terroristët që sulmuan xhaminë<br>
Forcat e sigurisë në Egjipt kanë vrarë ditën e sotme 11 terroristë gjatë një shkëmbimi zjarri pranë Sinait.

Lajmin e ka bërë publik vet ministria e brendshme, sipas saj terroristët dyshoheshin si autorët e krimit të tmerrshëm para disa ditës në xhaminë e Sinait ku mbetën të vrarë 300 besimtarë.

Shkëmbimi zjarrit ndodhi gjatë një bastisjeje kundër personave të grupit terrorist që dyshoheshin si autorët kryesorë.

Sipas njoftimit, zona veriore në Sinai është përdorur për trajnimin dhe organizimin e grupeve terroriste, madje gjatë fillimit të tetorit policia egjiptiane gjatë kontrolleve u sulmua me raketa ku humbën jetën 13 polic.

Gjatë aksionit të sotëm u arrestuan dhe 6 persona si bashkëpunëtor në sulmin e xhamisë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg