KAIRO – Komisioni zgjedhor në Egjipt ka përjashtuar nga gara presidenciale 10 kandidatë, mes te cilëve dy më të përfolurit, ish-shefi i shërbimeve sekrete për 18 vjet Omar Suleiman dhe kandidati i Vëllazërisë Myslimane Khairat al-Shater.

Të dy kandidatët kishin tërhequr shumë kundërshtime politike. Biznesmeni Khairat al-Shater, financuesi më i madh i Vëllazërisë Myslimane, tërhoqi kritikat e opozitës liberale laike, e cila akuzoi Vëllazërinë se, pas fitores në zgjedhjet parlamentare, po përpiqej të grumbullonte gjithë pushtetet në duart e saj. Ndërsa vetë Vëllazëria Myslimane protestoi ashpër kundër kandidimit të Suleiman, duke e quajtur këtë një përpjekje të drejtuesve të ushtrisë për të ‘vjedhur revolucionin’.

(ep/shqiptarja.com)