KAJRO - Përleshjet mes mbështetësve të ish- presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohamed Morsi dhe forcave të rendit po përshkallëzohet edhe më shumë në Egjipt në një spirale dhune dhe hakmarrjeje.
Lufta është nëpër rrugë. sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë janë 66 viktima, ndërsa 120 viktima sipas Vëllazërisë Myslimane, e cila ka akuzuar forcat e rendit se kanë dashur vetë të qëllojnë mbi protestuesit për t’i vrarë.
Akuzë që hidhet poshtë nga ministri i Brendshëm, Mohamed Ibrahim dhe nga prokurori i Përgjithshëm, të cilët ua kanë vënë fajin aktivistëve pro Morsi, se kanë qëlluar të parët policinë.
Megjithëse ultimatumi i ushtarakëve skadon sot, ministri ka referuar se data e një spastrimi në sheshin e madh para xhamisë së Rabaa el Adaweya nuk ka qenë vendosur dhe se shpresa është, që militantët islamikë të heqin dorë me vullnetin e tyre për të evituar derdhjen e mëtejshme të gjakut.
Shpresa thuajse të kota, duke parë që eksponentët e Vëllezërve Myslimanë kanë këmbëngulur se nuk do të ndryshojnë qëndrim. Në konferencë për shtyp ministri ka siguruar se një operacion eventual spastrimi i sheshit do të bëhej ligjërisht dhe do të vendoset pas një vendimi të prokurorisë.
Sipas një hetimi paraprak pritet që prokuroria e përgjithshme t'ua vërë fajin mbështetësve të Morsit për dhunën dhe përdorimin e armëve të zjarrit.
"Revoltat kundër forcave të rendit ishin, pasi ata tentonin të ndalnin manifestuesit për të bllokuar një nga urat kryesore të qytetit, atë të 6 tetorit", u shpreh ministri i Brendshëm.
Versione krejtësisht të kundërta, që nuk lënë asnjë hapësirë për ndërmjetësim dhe kompromis, siç ka përsëritur sërish zv/presidenti dhe për një kohë të gjatë lideri i opozitës, Mohamed el Baradei, i dënuar për “përdorim të forcës" bashkë me BE dhe ShBA.
Dhe bashkë me imamin e madh të xhamisë Al-Azhar, Ahmed al-Tayeb bëhen dy sinjale nga ana e dy personaliteteve që kanë mbështetur grushtin e shtetit kundër Morsit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com