Egjipt, gjendet mumja e një
oficeri dhe qindra statuja

Egjipt, gjendet mumja e një<br />oficeri dhe qindra statuja<br>
Një Mumje e re është zbuluar në qytetin e vjetër të Luksorit, e cila ishte e ruajtur shume mire dhe vlen për studime të mëtejshme.

Autoritetet egjiptiane deklarojnë se kanë zbuluar objekte të reja dhe një trup të mumifikuar të mbështjellë me një copë liri, që vijnë nga dy varret qe u zbuluan njëzet vjet më parë, por që kurrë nuk janë studiuar plotësisht.

Trupi, që me shume mundësi i përkiste një zyrtari të lartë të Egjiptit të vjetër, ishte vendosur në nekropolin e Draa Abul Naga në bregun perëndimore të Nilit.

Së bashku me mumien, arkeologët kanë gjetur maska të pikturuara prej druri dhe disa qindra statuja të gdhendura, që mund te datojnë nga fundi i dinastisë së 17-të egjiptiane ose në fillim të dinastisë së 18- të.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?