Egjipt - Një gjykatë egjiptiane ka dënuar 43 punonjës përfshirë edhe 19 amerikanë të organizatave joqeveritare për punësim të paligjshëm në Egjipt. Gjykata në Kajro i dënoi të pandehurit, shumica e të cilëve në mungesë, me burg deri në pesë vjet. 

Vetëm 5 të pandehur përfshirë një amerikan ishin të pranishëm në seancën gjygjësore. Punonjësit akuzohen edhe se kanë marrë fonde të paligjshme nga jashtë si dhe kanë kryer veprimtari që nuk ka lidhje me punën e tyre për shoqërinë civile. 

Gjithashtu, gjykata urdhëroi mbylljen e zyrave dhe ngrirjen e aseteve që u përkasin disa NGO-ve amerikane në Egjipt. Ky është vendimi i parë gjyqësor, për një çështje që ka nisur prej vitit 2012, e që ka dëmtuar marrëdhëniet mes Kajros dhe Uashingtonit. 

Zyrtarët amerikanë kanë kërcënuar se do të ndërpresin ndihmën prej 1.5 miliardë dollarë që japin për Egjiptin çdo vit.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)