EGJIPT- Gjykata e Lartë Kushtetuese e Egjiptit ka lëshuar një vendim për shpërndarjen e Dhomës së Lartë të Parlamentit dhe Asamblenë Kushtetuese.
 
Aktgjykimi ka befasuar vendin për mundësinë e të pasurit një vakum në legjislacionin egjiptian. Për të shmangur një vakuum legjislativ, Gjykata Supreme e Egjiptit ka këshilluar Dhomën e Lartë të jetë operative deri në zgjedhjet e reja parlamentare, por nuk do të ketë të drejtë të miratojë ligje.
 
Deri tani ende nuk është përcaktuar ndonjë afat për zgjedhje të reja, por sipas Presidentit Morsi, ato mund të zhvillohen në tetorin e ardhshëm.
 
Kohët e fundit në Egjipt ka pasur tensione në organet më të larta shtetërore të Egjiptit. Dhoma e Ulët e Parlamentit u shpërbë në qershor të vitit të kaluar, pasi Gjykata Kushtetute i shpalli si të pavlefshme zgjedhjet për këtë institucion dhe për shkak të gabimeve formale në ligjin zgjedhor.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)