KAJRO, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Gjykata e Minyas në qendër të Egjiptit konfirmoi sot dënimin me vdekje të 183 mbështetësve të dyshuar të presidentit, Mohamed Morsi, rrëzuar nga ushtria, si dhe të kreut të Vëllezërve Myslimanë, Mohamed Badie.
Në këtë çështje, 683 persona kishin marrë dënimin kapital në fund të muajit prill nga i njëjti gjyqtar për pjesëmarrje në manifestime të dhunshme në Minya, më 14 gusht, ditë ku rreth 700 manifestues pro-Morsit ranë nën plumbat e policisë dhe ushtarëve në Kajro, prej të cilëve, dy gra që u dënuan me burgim të përjetshëm dhe 496 të tjerë u liruan.
Ky gjyqtar, njohur për ashpërsinë e tij dhe i cili, kohët e fundit, ka dhënë qindra dënime me vdekje, ka shkatuar një indinjatë ndërkombëtare./
/ec/
/Shqiptarja.com