KAJRO- Hosni Mubarak është liruar nga burgu i Torah-s në Kajro, ku ai u mbajt që prej 2 qershorit 2012.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i gjykatës egjiptiane.
 
Fillimisht, ish-presidenti është transportuar me helikopter në një spital ushtarak për kontrolle mjekësore për shkak të shëndetit të tij.
 
Më pas ai do të dërgohet në rezidencën e tij në Sharm el-Sheik.
 
Të hënën prokuroria i hoqi atij akuzën për korrupsion gjatë pushtetit të tij.
 
Gjithsesi 85-vjecari do të përballet sërish me gjyqin lidhur me akuzat për urdhërim të vrasjes së protestuesve gjatë pranverës arabe.
 
Në fillim të vitit 2011 pas 18-ditësh kryengritje, iu dha fund sundimit 30-vjeçar të Mubarak –ut.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)