EGJIPT - Egjipti ka nisur tre ditë zie kombëtare në nder të 24 policëve të vrarë dje gjatë një sulmi në gadishullin Sinai. Ndërkohë, televizioni shtetëror egjiptian njoftoi arrestimin e njërit prej liderve kryesorë të Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Badie, në një apartament në lagjen verilindore “Nasr City” në Kairo. Në prangat e policisë u vu edhe zëdhënësi i Aleancës pro ish-Presidentit Morsi, Youssef Talaat.
Sipas disa burimeve të brendshme brenda grupit, Vëllazëria Myslimane ka emëruar Mahmoud Ezzat-in në postin e përkohshëm të lidërit. Ezzat-i i cili njihet me nofkën "Dhelpra e Vëllazërisë" është arrestuar disa herë për aderimin në një grupi të paligjshëm në kohën e Hosni Mubarak-ut.
Kanali egjiptian "Ontv", i cili mbështet qeverinë, trasmetoi pamje ekskluzive të arrestimit të Badie-s dhe dërgimin e tij në burgun e Teurat-it,i njëjti ku ndodhet ende ish-udhëheqësi Hosni Mubarak, i cili pritet të lirohet sot.
Gjithashtu, të mërkurën pritet vendimi i jashtëzakonshëm i Ministrave të Jashtëm të BE-së që do të vendosin masat mbi raportet diplomatike me Egjiptin.

(Ne Foto: lideri i Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Badie, pas arrestimit, foto e shpërndarë nga ministria e Brendshme)
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com