Egjipt, islamikët
mbushin sheshin Tahri

Egjipt, islamikët <br />mbushin sheshin Tahri
KAIRO - Sheshi Tahrir në qendër të Kairos u mbush sërish me mijëra njerëz sot, këtë herë të udhëhequr nga Vëllazëria Myslimane. Protestuesit mbështesin një ligj të aprovuar nga parlamenti, që ndalon kandidimin në zgjedhjet presidenciale të figurave që kanë mbajtur poste të larta në regjimin e Hosni Mubarak. Këshilli Suprem i forcave ushtarake, që mban pushtetin prej largimit të Mubarak, duhet të vendosë përfundimisht aprovimin e ligjit, ndërkohë që janë dhënë shenja se Këshilli do ta hedhë poshtë propozimin. Ligji drejtohet kundër kandidimit të Omar Suleiman, drejtues i shërbimeve sekrete për 18 vjet dhe zv/president në periudhën e fundit para dorëheqjes së Mubarak.
Vëllazëria Myslimane e ka quajtur kadidimin e Suleiman një përpjekje ‘për ta vjedhur revolucionin’ dhe ka bërë të qartë se nëse do jetë ai kandidati fitues, populli do ftohet të dalë sërish në rrugë.
Opozita liberale dhe laike nuk i është bashkuar protestës së sotme. Grupet e ndryshme të këtij spektri kanë bërë thirrje për një tubim më 20 prill për të protestuar kundër ‘islamizimit’ të jetës politike të vendit që pas revoltave popullore të pranverës arabe.
Zgjedhjet presidenciale në Egjipt do të mbahen më 23 maj.
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato