EGJIPT – Kajro dekreton gjendjen e jashtëzakonshme në Sinai
KAJRO – Egjipti dekretoi sot gjendjen e jashtëzakonshme në një një pjesë në veri dhe qendër të gadishullit të Sianit, bastion xhihadist, njoftoi presidenca në një komunikatë pas vdekjes së 30 ushtarëve në një atentat kamikaz.
KAJRO - Egjipti dekretoi sot gjendjen e jashtëzakonshme në një një pjesë në veri dhe qendër të gadishullit të Sianit, bastion xhihadist, njoftoi presidenca në një komunikatë pas vdekjes së 30 ushtarëve në një atentat kamikaz.
"Kjo gjendje e jashtëzakonshme, e shpallur nga një dekret i presidentit Abdel Fattah al Sissi, filloi sot në orën 3:00 GMT, do të zgjasë tre muaj dhe shoqërohet nga një ndalim qarkullimi i përgjithshëm nga ora 15:00 GMT deri në 5:00 GMT", sipas një komunikate të presidencës.
Gjendja e jashtëzakonshme përfshinë një zonë që fillon nga qyteti Rafah, që ndodhet në kufij me Rripin e Gazës (palestineze), deri në perëndim të qytetit Al Arik, qyteti më i madh i provincës së veriut të Sinait dhe përfshin gjithashtu edhe rajone nga provinca qendrore e Sinait.
"Ushtria dhe policia do të marrin të gjitha masat e nevojshme për t'u përballur me rrezikun e terrorizmit dhe financimin e tij, të ruajë sigurinë në rajon dhe të mbrojë jetët e qytetarëve", sipas dekretit presidencial.
Vendimi i autoriteteve egjiptiane vjen pasi një kamikaz vrau 30 ushtarë dje në mbrëmje duke u drejtuar me makinën e tij të mbushur plotë me eksploziv kundër një pike kontrolli të ushtrisë. Bëhet fjalë për sulmin më të përgjakshëm kundër forcave të rendit që prej rrëzimit nga ushtria të presidentit islamik Mohamed Morsi në korrik 2013./ATSH/
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7569
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e rabinit Zvi Kogan, Presidenti izraelit Herzog: Sulm frikacak antisemitik
24 Nëntor, 11:20
-
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 10:58
-
Vlorë/ Përdorues të telefonit dhe të dehur në timon, policia 'ndëshkon' shoferët, gjoba deri në 400 mijë lekë! 1 person në pranga
24 Nëntor, 10:57
-
'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'
24 Nëntor, 10:50
-
Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh
24 Nëntor, 10:39
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor, 10:00
-
Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona
24 Nëntor, 09:55
-
Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik
24 Nëntor, 09:30
-
'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë! Djali im në intubim, ka 5 plagë në trup
24 Nëntor, 09:20
-
Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali
24 Nëntor, 09:15
-
Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë
24 Nëntor, 09:10
-
Itali/ Zbulohet 'streha e drogës', gjenden 76 kg kokainë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar
24 Nëntor, 08:59