KAJRO - Katari premtoi sot një miliardë dollarë ndihmë për rindërtimin e enklavës palestineze në Rripin e Gazës shkatërruar nga një luftë 50-ditore me Izraelin, gjatë konferencës ndërkombëtare të donatorëve në Kajro.
Bëhet fjalë për ndihmën më të madhe të menjëhershme, njoftuar nga ministri i Punëve ët Jashtme të emiratit, Khalid ben Mohammad al-Attiyah, gjatë kësaj konference që mbledh 50 vende dhe organizata ndërkombëtare.
Përfaqësuesit e dhjetra vendeve donatore u mblodhën sot në Sharm el-Sheik të Egjiptit, me synimin për të dhënë miliarda dollarë ndihma për rindërtimin e Rripit të Gazës, pas ofensivës ushtarake izraelite./ATSH/