Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
KAJRO, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry vlerësoi sot në Kajro se tranzicioni në Egjipt është duke njohur një moment kritik, një vit pas rrëzimit të presidentit islamik Mohamed Morsi nga ish-shefi i ushtrisë Abdel Fattah al Sissi që së fundmi është zgjedhur president.
Sekretari i Shtetit, përgjegjësi më i lartë amerikan që viziton Kajron që prej zgjedhjes së Sissit dy javë më parë, theksoi se "SHBA-ja është shumë e interesuar nga ideja për të punuar në bashkëpunium të ngushtë me qeverinë e re që tranzicioni të zhvillohet në mënyrën sa më të shpejtë dhe më të rrjedhshme të jetë e mundur".Kjo vizitë vjen menjëherë pas konfirmimit të 183 të dënuarve me vdekje nga gjykata egjiptiane, mes të cilëve ndodhet edhe shefi i vëllazërisë së Vëllezërve Mylimanë të Morsit, Mohammed Badie.Në këtë çështje, 683 persona kishin marrë dënimin kapital në fund të muajit prill për pjesëmarrje në manifestime të dhunshme në Minya, më 14 gusht, ditë ku rreth 700 manifestues pro-Morsit ranë nën plumbat e policisë dhe ushtarëve në Kajro, prej të cilëve, dy gra u dënuan me burgim të përjetshëm dhe 496 të tjerë u liruan./
/G.S/