Liga duhet të vendosë një delegacion për në Gaza dhe të mbështesë përpjekjet e Egjiptit për të arritur një “armëpushim të gjatë” midis Izraelit dhe Palestinës, bën të ditur një diplomat arab, i cili dëshiron ti ruhet anonimaniteti.
Ministri i Jashtëm tunizian Rafik Abdesslem vizitoi qytetin e Gazës një ditë pas vizitës së kryeministrit egjiptian Hisham Kandil, duke dënuar ashpër sulmet izraelite dhe premtoi se do të bënte çfarë është e mundur për një armëpushim.
Gjithashtu një tjetër draft ministror pritet të hartohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur popullin palestinez.
Ndërkohë dy palestinezë mbetën të vrarë në një sulm ajror izraelit në pjesën qendrore të Gazës, duke e quar kështu në 42 numrin e të vdekurve, konfirmojnë shërbimet e ndihmës së shpejtë në territor.
(lc/shqiptarja.com)