Egjipt, lirohet nga burgu pas 6
vitesh ish-presidenti Hosni Mubarak

Egjipt, lirohet nga burgu pas 6<br />vitesh ish-presidenti Hosni Mubarak
Ish-Presidenti egjiptian Hosni Mubarak ka dalë nga burgu, 6 vite pasi u rrezua nga pushteti ku ndodhej që prej vitit 1981.

Ai u rrëzua nga pushteti pas protestave të shumta.

Mubarak la spitalin ushtarak ku ishte i shtruar, në jug të Kajros, dhe ka shkuar në shtëpinë e tij në veri të Heliopolis.

Lirimi i tij u vendos në fillim të këtij muaji, pasi Gjykata e Apelit përcaktoi pafajësinë e tij për vrasjen e protestuesve në vitin 2011.

Në 2012, kur në pushtet ishte Mohamed Morsi, Mubarak u shpall fajtor për vrasje të protestuesve dhe korrupsion dhe së bashku me bashkëpunëtorët e tij u dënua me burgim të përjetshëm.

Por vitin e shkuar, menjëherë pas rrëzimit të Morsit dhe marrjes së pushtetit nga ushtria u urdhërua një rigjykim i dosjes hetimore.

Redaksia Online
e.m/Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)