KAJRO- Agjencia shtetërore e lajmeve "Mena" raporton se presidenti i përmbysur egjiptian Mohammed Morsi po mbahet nën arrest lidhur me dyshimet se ka lidhje me militantët palestinezë të lëvizjes Hamas dhe për komplotin e sulmeve ndaj burgjeve egjiptiane gjatë kryengritjes së vitit 2011.
Një raport gjyqësor thekson se Morsi do të merret në pyetje në një periudhë fillestare prej 15 ditësh.
Lideri islamist po mbahet në një vend të fshehtë që prej përmbysjes nga pushteti më 3 korrik.
Njoftimi për akuzat që rëndojnë Morsin erdhi në kohën kur përkrahësit dhe kundërshtarët e tij po përgatiten për një protestë masive në Kajro.
Urdhëri i lëshuar sot nga autoritetet gjyqësore thekson se presidenti i përmbysur dyshohet për konspiracion me lëvizjen palestineze Hamas, gjatë kryengritjes së vitit 2011.
Hamas udhëheq me Rripin e Gazës dhe ka lidhje të fuqishme më Vëllazërinë Myslimane të Morsit.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com